Mediet italiane: Benzema te Roma?

Futboll

Mediet italiane: Benzema te Roma?

Më: 26 mars 2023 Në ora: 19:10
Benzema

Sulmuesi francez, Karim Benzema raportohet se po luan sezonin e tij të fundit në Real Madrid.

Ky është viti i 14-të i francezit në fanellën e ‘Los Blancos’. Kontrata e Benzemas me madrilenët skadon gjatë kësaj verë.

Kampionët në fuqi të Spanjës po përpiqen të gjejnë një zgjidhje me francezin, por akoma nuk ka marrëveshje mes dy palëve.

Sipas ‘Calciomercatoweb’, Roma po monitoron situatën e francezit të cilin do të provojë të transferojë në kryeqytetin italian gjatë kësaj verë.

Madje, kompania Adidas thuhet se mund të ndikoj që fituesi i Topi të Artë të bëhet pjesë e skuadrës së Jose Mourinhos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat