Rritet ndjeshëm vlera e Edon Zhegrovës

Futboll

Rritet ndjeshëm vlera e Edon Zhegrovës

Më: 28 mars 2023 Në ora: 13:31
Zhegrova

Anësorit të Kosovës, Edon Zhegrova, i është rritur çmimi për dy milionë euro sipas përditësimit të fundit të Transfermarkt.

Në muajin nëntor 2022, futbollisti i Lille kushtonte pesë milionë euro, ndërsa aktualisht, me përditësimin e bërë më 27 mars 2023, vlera e tij është shtatë milionë euro.

Çmimi i 23-vjeçarit është rritur dukshëm prej se nënshkroi me ekipin e Ligue 1 nga Baseli në janar të vitit 2022.

Në vijim është një infografikë që tregon kurbën e ngritjes së çmimit të anësorit të djathtë ndër vite.

Ndryshe, Zhegrova dhe bashkëlojtarët e tij te Kosova, sonte (e martë) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë zhvillojnë ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese për ‘Euro 2024’ kundër Andorrës.

Dardanët luajtën baras në sfidën e parë në udhëtim te Izraeli dhe kanë një pikë në Grupin I, ku udhëheqin Zvicra dhe Rumania me nga tri pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat