Dortmund ‘ka një plan sekret’

Futboll

Dortmund ‘ka një plan sekret’

Më: 28 mars 2023 Në ora: 17:23
Logo e Dortmundit

Borussia Dortmund thuhet se ka një “plan sekret” për të mbajtur në dorë yllin e ekipit Jude Bellingham.

Futbollisti anglez është një nga talentet më të kërkuar në futbollin europian me një mori klubesh të interesuara për nënshkrimin e tij këtë verë.

Skuadra të tilla si Chelsea, Manchester City, Manchester United, Liverpool-i dhe Real Madrid interesohen të gjitha për mesfushorin.

Megjithatë, të gjithë mund të zhgënjehen në ndjekjen e Bellingham-it pasi Dortmundi është i vendosur ta mbajë atë në Signal Iduna Park.

Sipas medias gjermane Bild, Dortmundi shpreson ta mbajë atë për një sezon më shumë.

Klubi po planifikon t’i ofrojë atij një kontratë të re që do të shihte rritjen e pagës së tij me 150 për qind deri në 14 milionë euro në vit.

Bild gjithashtu pretendon se kontrata e tij do të përfshijë një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh.

Kjo do t’i lejonte 19-vjeçarit t’ia linte zgjedhjen e klubit të ardhshëm blerësve të mundshëm, duke i garantuar gjithashtu skuadrës së Bundesliga-s një tarifë të madhe transferimi.

Kjo do të thotë se klubet e interesuara do të duhet të presin edhe një vit për të nënshkruar ish-talentin e Birmingham City.

Raporti sugjeron se Real Madrid është aktualisht favorit për të nënshkruar me Bellingham.

Skuadra e La Liga-s po kërkon zëvendësues për dyshen veterane Luka Modric dhe Toni Kroos.

Sidoqoftë, Dortmundi mund të forcohet në shpresat e tyre për të mbajtur Bellingham nëse veteranët rinovojnë kontratat e tyre me Los Blancos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat