Di Maria - Juventus, aventura vazhdon përtej qershorit

Futboll

Di Maria - Juventus, aventura vazhdon përtej qershorit

Më: 28 mars 2023 Në ora: 19:01
Di Maria

Bisedimet mes Juventusit dhe Ángel Di María po avancojnë për të rinovuar kontratën deri në qershor të vitit 2024.

Edhe pse ka ende disa detaje për t’u sqaruar, tani për tani gjithçka po shkon në korsitë e duhura.

“Ka shumë lojtarë nga të cilët kam mësuar.

Ka një që nuk ka lidhje me ne, ai është Di Maria. Ai luan një sport tjetër”. Kështu u shpreh Manuel Locatelli, në Twitch me kanalin zyrtar të Juventusit, duke lavdëruar shokun e tij të skuadrës.

Triumfi Boteror i Argjentines ishte edhe meritë e Di Maria-s! Ish-ylli i Real Madridit dhe PSGa, në fakt, tërhoqi zvarrë bardhezinjtë veçanërisht në Europa League, ku shënoi një hat-trick në ndeshjen e dytë të play-off-it kundër Nantes dhe golin që i lejoi Zonjës së Vjetër të fitonte raundin e parë kundër Freiburgut (në kthimin e tij nga Katari shënoi edhe në ligë kundër Napolit, Atalantës dhe Spezias)…

Siç raportohet nga Tyc Sports, në orët e fundit do të kishte pasur kontakte pozitive mes palëve: mund të zgjasë qëndrimin e tij bardhezi deri më 30 qershor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat