Mourinho vendos

Futboll

Mourinho vendos

Më: 29 mars 2023 Në ora: 16:15
Mourinho

Mourinho vendos për të ardhmen.

Trajneri portugez ka kontratë me Romën deri në verën e 2024-ës dhe ka vendosur ta respektojë deri në fund atë.

Zërat për largimin e tij ishin shtuar ndjeshëm.

Vetë portugezi pati lënë të kuptohej se mund të largohej në fund të këtij sezoni.

Ai madje përmendi edhe oferta të marra nga për të drejtuar nga skuadra të tjera…

Megjithatë duket se pas takimit me drejtuesit e klubit, portugezi ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur të respektojë kontratën me Romën, deri në verën e 2024-ës.

Palët jo vetëm kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vijimin e bashkëpunimit, por edhe kanë nisur planifikimin për sezonin e ri. Tani pritet që vetë Mourinho të angazhohet për të bindur Matiçin e Smalling, të qëndrojnë ende të kryeqytet.

Gjithashtu, portugezi duhet të bëjë punë bindëse edhe me Paulo Dybalën, pasi klube të ndryshme kanë shfaqur interes për argjentinasin që ka rilindur në kryeqytetin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat