Goretzka: Si vendas jemi favorit kundër çdo kujt

Futboll

Goretzka: Si vendas jemi favorit kundër çdo kujt

Më: 29 mars 2023 Në ora: 20:40
Leon Goretzka

Leon Goretzka konsideron se Bayern Munich është gjithmonë favorit në shtëpi. Ai ka folur kështu në kontekst të përballjes me Borussia Dortmundin, që luhet të shtunën.. 

Aktualisht dy skuadrat bashkëkryesojnë Bundesligën dhe takimi mund të jetë përcaktues për rrjedhën e garës. 

“Ne jemi gati. Kur luajmë në shtëpi, nuk ka një skuadër kundër të cilës nuk hyjmë si favoritë.

Mendoj se presioni është i madh", ka thënë ai.

Bayern ka shkarkuar trajnerin Julian Nagelsmann duke e zëvendësuari atë me trajnerin e njohur Thomas Tuchel. 

Goretzka shpreson se ai mund ta ndihmojë skuadrën për titullin.

“Ne të gjithë i njohim dhe vlerësojmë sukseset e tij.

Ne kemi respekt të madh për arritjet dhe përvojën e tij”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat