Kroos: Messi është në një nivel tjetër

Futboll

Kroos: Messi është në një nivel tjetër

Më: 30 mars 2023 Në ora: 12:00
Messi dhe Kroos në veprim

Lojtari shumëvjeçar i kombëtares gjermane dhe i Real Madridit, Toni Kroos, ka folur për asistentët më të mirë në futbollin botëror.

Kroos prej vitesh konsiderohet nga ekspertët si një nga mesfushorët më të kompletuar. Ai ka zbuluar për mediat spanjolle se cilët janë asistentët më të mirë të viteve të fundit në futbollin botëror.

“Sa i përket asistimeve, Leo Messin do të lija jashtë konkurrencës. 

Ai është i veçantë, bën gjithçka në fushë që askush tjetër nuk mundet. Jep gola dhe asistime nga argëtimi, ekzekuton gjuajtjet e lira dhe shumë gjëra të tjera.

 Kështu që unë do të flas për lojtarë që janë në të njëjtën nivel me mua. Kevin De Bruyne dhe Mesut Ozil mbeten lojtarët më të mirë që mund t'ju ndihmojnë në çdo moment. 

Më duhet të them po ashtu se më bën përshtypje asistimi i Di Marias”, tha Toni Kroos dhe përmendi edhe një herë Messin.

“Leo është pikërisht ajo që çdo lojtar dëshiron në ekipin e tij. Ai mund t'i sjellë avantazh skuadrës së tij nga asgjëja, kjo nuk është klasë botëror, është klasë e Messit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat