Legjenda e Argjentinës këshillon Messin

Futboll

Legjenda e Argjentinës këshillon Messin

Më: 30 mars 2023 Në ora: 12:11
Messi

Lionel Messi është këshilluar nga legjenda e Argjentinës, Mario Kempes, që të qëndrojë te PSG, ndërkohë që bisedat për një rikthim te Barcelona po vazhdojnë.

 Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” e përfundon kontratën e tij në “Parc des Princes” në qershor.

Ai është i lirë që të largohet në verë, nëse palët nuk bien dakord për kushte të reja.

PSG mbetet e prirur t’ia zgjasë kontratën yllit nga Rosario. Fituesi i Kupës së Botës 1978, Kempes, i cili e pa Messin t’i imitonte ato përpjekje kur fitoi kurorën globale në “Katar 2022”, beson se qëndrimi në Francë do t’i mundësonte atij të luante një tjetër Kupë Bote në vitin 2026.

Kempes i ka thënë “TyC Sports” se Lionel Messi vijon të konkurrojë për çmimet e brendshme dhe të Ligës së Kampionëve me PSG-në:

“Nëse dëshiron të luajë në Botërorin e ardhshëm, ai duhet të qëndrojë në Francë. Champions League po i kushton pak. Te PSG, edhe për tri vite do të jetë në formë perfekte. Messin do ta shohim edhe në kualifikuese.

Pak nga pak do ta shohim ritmin fizik të tij. Ka një gjë në të cilën Messi i mund të gjithë: ai vrapon kur duhet të vrapojë.

Nuk është se ai vrapon drejt vesit.

Jo. Nëse ai vazhdon me këtë mentalitet fitues, do të jetë kështu. Ai nuk do të arrijë në Botërorin e ardhshëm si atë të vitit 2022, por me këmbën e majtë mund të bëjë merkullira”.

Ndërsa Messi këshillohet të nënshkruajë një marrëveshje të re në Paris, pikëpyetjet vazhdojnë të shtrohen se sa i përkushtuar është ai për kauzën e PSG-së. Me këtë në mendje, ka pasur sugjerime se ai mund të kthehet në “Camp Nou”, nëse Barcelona mund t’i gjejë fondet e nevojshme për marrëveshje; ose të ndërmarrë një sfidë të re në MLS apo Lindjen e Mesme.

Messi la të kuptohej fillimisht “pensionimin” ndërkombëtar pas Kupës së Botës 2022, por tashmë ka deklaruar se do të vazhdojë me ekipin kombëtar argjentinas, ndoshta deri në Botërorin 2026, që do të bashkëorganizohet nga SHBA, Kanadaja dhe Meksika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat