Potter e pranon: Duhet të shesim!

Futboll

Potter e pranon: Duhet të shesim!

Më: 1 prill 2023 Në ora: 11:14
Potter

Chelsea është skuadra me organikën më të zgjeruar të futbollistëve në Premier League teksa “Blutë e Londrës” investuan shumë në dy merkatot e fundit.

Si rrjedhojë klubi londinez ka një bilanc me humbje që shkojnë deri në 120 milionë paund.

Nga ana tjetër, me skuadrën që vështirë se mund të kualifikohet në Champions League për sezonin e ardhshëm, situata mund të rëndohet edhe më tepër.

Ndaj, për shkak të Fair Play-t Financiar drejtuesve të klubit do t’iu duhet të heqin dorë nga disa prej yjeve të skuadrës si Mount, Kovacic, Ziyech apo Pulisic. Këtë fakt duket se e pranon edhe trajneri Graham Potter i cili së fundmi shprehet se politikat e klubit nuk janë në dorën e tij, edhe pse i vjen keq për lojtarë si Mount apo Kovacic.

“Kemi një organikë të zgjeruar, është një sfidë për klubin tani. Janë lojtarë të mirë të gjithë, por situata është e komplikuar.

Megjithatë, në këtë pikë i takon klubit ta zgjidhë sepse kjo nuk është në dorën time.

Ajo që unë dua të theksoj është se vlerësoj jashtë mase Mason Mount si futbollist, por edhe si person.

Gjithashtu kam një respekt të madh për Kovacic, ai ka qenë edhe kapiten i skuadrës.

Por tani situatën e tij i takon ta zgjidhë me klubin.

Kjo botë nuk është asnjëherë ideale dhe duhet të përballemi me të. Në verë duhen marrë disa vendime.

Duhet bërë biznes ashtu siç bëjnë klubet e tjera dhe të pranojmë më të mirë për klubin dhe për fushën.

Nuk duhet të shqetësohemi për asgjë tjetër. Lukaku? Duhet të presim që të përfundojë këtë sezon me Interin dhe më pas të shohim.

Është një lojtar që e admiroj shumë, por vetëm në fundin e sezonit mund të flasim më konkretisht”, u shpreh Potter..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat