Ibraimi në formë, Struga Trim Lum përforcon vendin e parë

Futboll

Ibraimi në formë, Struga Trim Lum përforcon vendin e parë

Nga: K. G. Më: 2 prill 2023 Në ora: 16:49
Pamje nga ndeshja

Struga Trim Lum ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 3:1 ndaj Akademia Pandev, në takimin e javës së 25-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Futbollisti Besart Ibraimi është në formën më të mirë dhe me dy golat e tij, është vendimtar në triumfin e kësaj skuadrës shqiptare.  

Për Strugën shënuan Besart Ibraimi (12' e 15'), Suhel Muharem (20').

Ibraimi kryeson listën e shënuesve me 12 gola në kampionatin maqedonas.

Struga Trim Lum kryeson me 49 pikë dhe Akademija Pandev zë pozitën e 9-të me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat