Ronaldo rikthehet në Madrid dhe firmos autografe

Futboll

Ronaldo rikthehet në Madrid dhe firmos autografe

Më: 2 prill 2023 Në ora: 18:28
Ronaldo firmos autografe

Fenomeni brazilian, Ronaldo është rikthyer në Madrid këtë të diel, këtë herë për të sfiduar Realin e tij si kundërshtar.

Braziliani ka pronësinë e klubit të Valladolidit, që ishte edhe kundërshtari i Los Blancos këtë pasdite.

Me këtë rast, fenomeni nuk mund ta humbte mundësinë për t’u rikthyer në tribunat e “Santiago Bernabeut” stadium ku ka ngritur në peshë shumë herë publikun me golat e tij në fushën e lojës.

Kamerat fokusuan Ronaldon para ndeshjes në tribunë, teksa një djalë i vogël përfitoi nga rasti për t’i marrë edhe një autograf, të cilin do ta ruajë gjatë mes kujtimeve të tij.

Ronaldo ka luajtur me Realin e Madridit në periudhën 2002-2007, ndërsa prej 2018-ës ka blerë 51% të aksioneve të Real Valladolid, të cilin verën e kaluar e riktheu në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat