Hasani: Në të gjithë karrierën time, vetëm njëherë ka humbur skuadra kur kam shënuar

Futboll

Hasani: Në të gjithë karrierën time, vetëm njëherë ka humbur skuadra kur kam shënuar

Më: 2 prill 2023 Në ora: 20:44
Hasani

Florent Hasani ishte heroi i Tiranës, në triumfin 3-1 ndaj Erzenit. Sulmuesi bardheblu realizoi tripletë, duke marrë kështu topin në shtëpi.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Hasani, zbuloi se vetëm 1 herë në karrierën e tij, kur ai ka shënuar, skuadra e tij ka humbur.

Ndërkohë që nuk e fshehu dëshirën për të vazhduar me këto hapa dhe për t’u shpallur në fund golashënuesi më i mirë i Superiores.

“Goli me kokë ishte shumë i mirë, se nuk jam lojtar që shënoj shpesh me kokë, por edhe ai i treti ishte fantastik, bëra presing dhe shënova.

Në gjithë karrierën time vetëm njëherë kur kam shënuar kemi humbur, nuk është rastësi, shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund të sezonit.

Sa I përket agjërimit kam agjëruar deri dje, por sot e kam prishur agjërimin, nuk e ndjeja veten gati. Ishalla vazhdoj me hapat e Benzemasë, që të agjëroj në ditën e ndeshjes. Topin do ia çoj çunit, I kam blerë nja 5 topa, por këtë do ja çoj kështu, që të hedhë hapat drejt futbollit.

Ky tregolësh më ndihmoi që të shkëputem. Nuk ka qenë synimi im, port ani do të bëj maksimumin që të dal golashënues. Më lumturoi agresiviteti dhe grinta e skuadrës pas barazimit të Erzenit.

Notato dhe Duamena do të jenë 2 rivalët. Janë të dy kualitativ. Edhe nga Xhixha do të kem rrezik (qesh)”, u shpreh Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat