Kapllani:Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë

Futboll

Kapllani:Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë

Më: 2 prill 2023 Në ora: 20:48
Kapllani

Erzeni u mposht me rezultatin 3-1 nga Tirana në duelin e vlefshëm për javën e 27-të të Superiores.

Në lidhje me këtë disfatë foli edhe trajneri i skuadrës shijakase, Xhevahir Kapllani.

“Mendoj që nuk ishte performanca jonë më e mirë. Tirana nuk është se bëri më mirë se ne, por ua falëm ne të tre golat. Ne vinim tek kjo ndeshje për barazim ose fitore, por fatkeqësisht nuk morëm asgjë.

Nuk është se ishim superiorë, Tirana e meritoi fitoren është kampionia në fuqi, e kishim thënë disa herë në stërvitje që duhet ta mbanim më shumë topin në zotërim.

Alan vinte nga një periudhë pushimi, ka pasur probleme shëndetësore dhe prandaj nuk startoi që nga minuta e parë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat