Pioli: Ishte thjesht një fitore kundër një skuadre të madhe

Futboll

Pioli: Ishte thjesht një fitore kundër një skuadre të madhe

Më: 2 prill 2023 Në ora: 23:36
Pioli

Milani arriti një triumf madhështor ndaj kryesuesve të Napolit, duke i turpëruar këta të fundit me rezultatin 0-4, në duelin e zhvilluar në “Diego Armando Maradona” të vlefshëm për javën e 28-të të Serisë A.

Në lidhje me këtë fitore spektakolare, foli edhe trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, që për mikrofonin e DAZN pas ndeshjes u shpreh:

“Fitorja është vetëm hapi i parë. Kam dëgjuar shumë gjëra, por kemi edhe 9 ndeshje të tjera dhe duhet të kemi të njëjtin qëndrim. Kemi hedhur poshtë mundësitë, me gabime që nuk duhet të përsëriten më.

Asnjë rezultat nuk do të ndikojë në dy ndeshjet e Champions League. Do të më japë mua dhe stafin tim mundësinë për të parë situata pak a shumë pozitive.

Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar mes dy skuadrave të forta që po shkojnë mirë në Champions League, ndërsa Napoli ishte më mirë se ne. Sezoni do të jetë pozitiv nëse luajmë sërish në Champions League vitin e ardhshëm.

Unë preferova ta largoja  Brahim Diazin të mos rrezikoja, pasi kishte një siklet dhe bëra një zëvendësim të mirë me Saelemakers.

Tani është e lehtë të thuhet se ndryshimi i sistemit na bëri të fitonim. Por edhe me sistemin tjetër fituam ndeshje të rëndësishme. Gjithsesi është vetëm një ndeshje e mirë kundër një skuadre të madhe. Duhet të shikojmë të tjera.

Kanë mbetur edhe 10 ditë nga dueli i radhës në Champions me Napolin, por më parë kemi Empolin në kampionat, nuk i kemi përballuar gjithmonë ndeshjet e kampionatit me përqendrimin e duhur. Pas duelit me Empolin do të mendojmë për Champions-in.

Sigurisht që fitorja e sotme na jep besim, por do të jenë ndeshje të ndryshme në Champions.

Nuk është se ne fituam 4-0 sot dhe Napoli i ka humbur siguritë. Ne duhet të insistojmë dhe do të mendojmë që të parballemi me personalitet si në mbrëmjen e sotme.

Kishim një muaj janar që na hoqi siguritë. Jemi pak të përçarë, por vetëm klubet më të mira arrijnë të bëjnë mirë si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve dhe kupa ndoshta na hoqi kthjelltësinë në ligë. Ne duam të arrijmë majat dhe ajo që ka rëndësi është finalja e sezonit dhe e premtja ndaj Empolit.

Leao ka potencial të jashtëzakonshëm dhe do të bëhet kampion”, përfundoi Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat