Shqiptari i Kosovës përkrah Messit në sulm në ekipin ideal të javës

Futboll

Shqiptari i Kosovës përkrah Messit në sulm në ekipin ideal të javës

Më: 3 prill 2023 Në ora: 13:06
Formacioni i javës

Edon Zhegrova ka shpërthyer si një bombë fundjavën që shkoi në futbollin francez.

Ylli kosovar e ndihmoi Lillen në fitoren 3:1 ndaj Lorientit pasi i realizoi dy gola për dy minuta në fund të takimit, pak minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Dhe, përfaqësuesi i Kosovës u përfshi në ekipin ideal të xhiros së 29-të të Ligue 1, duke qenë lojtari i dytë më i mirë i skuadrës me notën 9.0.

Zhegrova vinte nga goli i shënuar ndaj Andorrës për Kosovën dhe vazhdoi kështu me super-formë.

Përkrah tij në sulm gjendet Lionel Messi, i cili e mori notën 8.1 përkundër humbjes së Paris Saint-Germainit nga Lyoni në shtëpi.

E sulmin e kompleton lojtari i Reimsit, Alexis Flips, icili falë dy golave të shënuar ndaj Nantes, u zgjodh njëherësh edhe lojtari i javës në ligën elitare franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat