Ismajli merr vlerësimin maksimal

Futboll

Ismajli merr vlerësimin maksimal

Më: 4 prill 2023 Në ora: 14:13
Ardian Ismajli

Ardian Ismajli u rikthye në ndeshjen e javës së 28-të të Serie A, duke lënë pas demitmin.

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë e humbi sfidën me Poloninë, ndërkohë që në përballjen mes Empolit dhe Lecces luajti për 90 minuta duke qenë një nga më të mirët për skuadrën e tij.

Skuadra e 26-vjeçarit fitoi me rezultatin minimal 1-0 kjo dhe falë kontributit të Ismajlit, i cili është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Serie A.

Mes 11 më të mirëve rezulton dhe futbollisti kuqezi, i cili sipas “SofaScore” vlerësohet me notën 7.6.

Ismajli këtë edicion ka luajtur 21 ndeshje, prej të cilave 19 nga minuta e parë. Skuadra e mbrojtësist renditet në vendin e 14-të me 31 pikë.

Me kombëtaren e Shqipërisë, Ismajli numëron 30 ndeshje, duke shënuar dhe 2 gola, ndërkohë që pritet që të bashkohet me kuqezinjtë për ndeshjet e qershorit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat