Maddison të Newcastle?

Futboll

Maddison të Newcastle?

Më: 4 prill 2023 Në ora: 14:37
James Maddison

Newcastle United është klubi më i mundshëm për të transferuar James Maddison e Leiceser Cityt gjatë kësaj verë, raportojnë mediet britanike.

Sulmuesi i Leicester Cityt do te jetë në treg duke pasur parasysh situatën e rëndë tek ‘Dhelprat’ këtë sezon.

Maddison, i cili me Leicesterin ka vetëm edhe një vit kontratë, dëshiron të luajë në nivel të lartë në futbollin evropian.

Shefi i ‘Magpies’, Eddie Howe dëshiron të sjellë Maddison në klub qysh gjatë kësaj verë.

Ai beson se Maddison mund të mbulojë boshllëkun që ka lënë Jonjo Shelvey, i cili u transferua tek Nottingham Forest gjatë dimrit që e lamë prapa.

Ndryshe, Newcastle këtë sezon të garave po ‘lufton’ për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat