Ferizaj përgatitet për sfidën me Gjilanin

Futboll

Ferizaj përgatitet për sfidën me Gjilanin

Nga: K. G. Më: 4 prill 2023 Në ora: 17:42
Ferizaj

Ferizaj përgatitet për ballafaqimin e radhës përkatësisht të javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Përballja me Gjilanin është prej sfidave më të vështira por besojnë se do të dalin me pikë të plota.  

Ferizaj është në zonën e kuqe, në vend të nëntë me 28 pikë të mbledhura.

“9 ndeshje, 9 finale.

Përderisa para 9 xhirove, të tjerët na konsideronin si të larguar nga liga dhe matematikat i bënin në stilin "në pranverë në Ferizaj shkojmë për pikë të sigurta", ne ju treguam që në Ferizaj vetëm si vizitor mund të vini. 

Kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje deri në përfundim, në mesin e tyre 5 ndeshje i zhvillojmë si vendas, ku i presim rivalët direkt në stadiumin tonë, shfrytëzojmë rastin të ju drejtohemi gjithë tifozëve që na kanë mbështetur në secilën ndeshje:

Të dashur tifozë, duke nisur nga ndeshja e radhës, ku e presim SC Gjilanin si vendas, ju ftojmë në numër sa më të madh, t’ia kalojmë për nga numri edhe ndeshjes ndaj Ballkanit me tifozë.

Ju keni ditur t’i tejkaloni pritshmëritë tona, andaj kemi besim të hekurt se edhe në të gjitha 5 ndeshjet si vendas deri në fund, ju vetëm sa do e rrisni mbështetjen tuaj, aq të nevojshme për ne.

FC Ferizaj, është i juaji mbi të gjitha! Të luftojmë deri në fund së bashku sepse vetëm të bashkuar suksesi është i garantuar!”, ka bërë të ditur FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat