Skuadra shqiptare në Mal të Zi, e do Evropën 

Futboll

Skuadra shqiptare në Mal të Zi, e do Evropën 

Nga: K. Goca Më: 4 prill 2023 Në ora: 18:51
Pamje nga një ndeshje

Nesër (17.00) do të zhvillohet java e 28-të e Ligës së Parë malazeze të Meridianbet, skuadra shqiptare Deçiqi do të ndeshet me Mornarin e Tivarit.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin e OFK Titogradit dhe Deçiqi është në kërkim të fitores së parë nën drejtimin e trajnerit të ri përkatësisht të katërt të këtij sezoni, Juraj Jarabek.

Nën drejtimin e trajnerit sllovak, tuzjanët barazuan (0:0) me Jezero-n të dielën që e lamë pas.

“Me ardhjen e trajnerit të ri jemi shumë mirë, ai na solli disa gjëra të reja dhe mendoj se po bëjmë më mirë, gjë që u pa edhe në ndeshjen e fundit kundër Jezero-s.

Nesër presim skuadrën e Mornarit, e cila luan futboll të fortë e me topa të gjatë, ndaj e presim një ndeshje të vështirë.

Çdo ndeshje e radhës do të thotë shumë për ne dhe presim një luftë të madhe”, thotë mesfushori i Deçiqit Andrej Bajoviq, transmeton mediumi malazez “Vijesti”. 
Deçiq është në vend të pestë, me tri pikë më pak se Petrovaci që renditet në pozitën e tretë.

Ndaj edhe Europa është e arritshme përmes kampionatit, ndonëse ka mundësi edhe nga Kupë.

“Besoj se në fund të sezonit mund të fitojmë një vend në Evropë.

Jemi aty, tre pikë larg vendit që të çon në arenën ndërkombëtare dhe na presin edhe ndeshjet gjysmëfinale të Kupës. Ne kemi për çfarë të luftojmë”, tha Bajoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat