UEFA bllokon edhe italianët

Futboll

UEFA bllokon edhe italianët

Më: 4 prill 2023 Në ora: 19:34
UEFA bllokon edhe italianët

Roma-Feynoord është një prej sfidave më interesante në UEFA Europa League, me skuadrat që do të masin forcat në fazën çerekfinale, ndërsa një vit më parë ishin së bashku në finalen e Tiranës, në UEFA Conference League.

Sfida e parë do të luhet në “De Kuip”, të enjten e ardhshme, më 13 prill, por kjo ndeshje ka “nisur” prej kohësh të tërheq vëmendje dhe shkak janë bërë tifozët e të dyja skuadrave.

Pas vendimit të autoriteteve italiane për të ndaluar tifozët e Feyenoord që të ndjekin sfidën e kthimit, në “Olimpico”, UEFA ka urdhëruar klubin e Feyenoord që të bëjë të nj137jtën gjë, pra të mos lejojë tifozët italinë në Roterdam.

Fillimisht, skenari më i realizueshëm ishte që Roma të vendoste në dispozicion 1.200 bileta për Feynoord, por në fund autoritetet italiane nuk pranuan dhe kjo gjë ka bërë që UEFA të mos lejojë as tifozët e Romës në Roterdam.

Në ditët e fundit, ka pasur takime të shpeshta midis drejtuesve italianë dhe UEFA-s për të diskutuar opsionet e mundshme që kjo sfidë të luhet normalisht, por mesa duket palët nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat