Besart Ibraimi si në ditët më të mira

Futboll

Besart Ibraimi si në ditët më të mira

Më: 4 prill 2023 Në ora: 21:32
Besart Ibraimi

Besart Ibraimi nuk e harron zanatin e vjetër, atë të golit.

Sulmuesi kërçovarë edhe në moshën e tij 36-vjeçare vazhdon të shënoj dhe të jetë lider në listën e golashënuesve.

Ibraimi shënoi dy gola në fitoren ndaj Akademia Pandev, duke shkuar në kuotën 12 golave të shënuar këtë edicion në Ligën e Parë.

Numri 9-të i struganëve për faqen zyrtare të klubit foli për ndeshjen ndaj Akademia Pandev, me Struga Trim Lum që në këtë mënyrë regjistroi fitoren e tretë radhazi.

“Që nga fillimi e morrëm ndeshjen shumë seriozisht. Tanimë çdo lojtar e dinë se çfarë duhet bërë për të vijuar për të qenë të parët në renditje.

Edhe në ndeshje neve si skuadër mund të them se e dhamë maksimumin në çdo aspekt dhe me meritë e e dominuam ndeshjen, por edhe fitoren, kuptohet” – deklaroi Besart Ibraimi.

Dopieta e dytë këtë edicion me fanellën e Struga Trim Lum?

“Normalisht që ndihem mirë për 2 golëshin tim, por më e rëndësishme është që këto gola i shërbyen skuadrës për të marrë tre pikët e rradhës” – u shpreh Ibraimi, i cili “dopietën” e tij të parë me fanellën e Struga Trim Lum e kishte regjistruar që në xhiron e parë të këtij sezoni ndaj Pobedës nga Prilepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat