Inzaghi: Përgjigja që prisja, e dominuam Juventusin

Futboll

Inzaghi: Përgjigja që prisja, e dominuam Juventusin

Më: 5 prill 2023 Në ora: 11:58
Pamje nga ndeshja

Interi barazoi 1:1 gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë ndaj Juventusit. Goli i Romelu Lukakut me penallti në minutat shtesë, evitoi humbjen e katërt radhazi mes Serie A dhe Kupës.

Simone Inzaghi vlerësoi performancën e djemve të tij, teksa pas ndeshjes tha: “Më pëlqeu reagimi i skuadrës. Djemtë zhvilluan një ndeshje të madhe në një fushë të vështirë.

U përballëm me një skuadër që po rritet dita ditës.

E kontrolluam pjesën më të madhe të ndeshjes, ishim ne ata që komanduam lojën. Djemtë më dhuruan përgjigjen që prisja.

Do të japim gjithçka në sfidën e kthimit për të siguruar kualifikimin në finale. Lukaku? U keqkuptua, ai kështu feston gjithmonë”, deklaroi trajneri i Interit.

Kristjan Asllani u fut në fushë për zikaltrit në minutën e 81′. Mesfushori shqiptar zëvendësoi Brozovic. Dueli i kthimit do të luhet me 26 prill në “San Siro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat