Robertson: Ka vetëm një mënyrë për t’u rikthyer te titujt

Futboll

Robertson: Ka vetëm një mënyrë për t’u rikthyer te titujt

Më: 5 prill 2023 Në ora: 15:11
Liverpooli

Liverpool nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në Stamford Bridge ndaj Chelseat.

The Reds konfirmuan formën e dobët në ndeshjet jashtë fushe të këtij sezoni teksa numërojnë vetëm tre fitore, katër barazime dhe tetë humbje.

Një e dhënë tejet negative për Liverpoolin e nisur me objektiva madhorë në fillimin e sezonit dhe që duhet përmirësuar në vijim, por mbi të gjitha për sezonin e ardhshëm.

Këtë e thekson edhe Andrew Robertson i cili pas barazimit me Chelsean u shpreh se nëse skuadra do të ketë dëshirën për t’u rikthyer te titujt, duhet të nisë duke fituar edhe në transfertë.

“Këtë sezon kemi vuajtur shumë në ndeshjet jashtë fushe dhe nëse do të kishim reflektuar, situata mund të ishte ndryshe.

Le të mendojmë t’i përmirësojmë statistikat në transferta duke nisur me ndeshjet që na mbeten këtë sezon, por mbi të gjitha për sezonin pasardhës.

Nëse kërkojmë të rikthehemi te titujt duhet të mësojë të marrim më shumë pikë edhe jashtë shtëpisë, aty këtë sezon kemi zhgënjyer totalisht”, u shpreh Robertson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat