Gosens: Duhet të zgjidhim rrëmujën që kemi bërë vetë

Futboll

Gosens: Duhet të zgjidhim rrëmujën që kemi bërë vetë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 18:43
Gosens

Robin Gosens nuk i ka kursyer autokritikat për skuadrën dhe ka treguar për mikrofonat e “Sportmediaset” edhe bisedat në dhomat e zhveshjes.

“Kemi biseduar në dhomat e zhveshjes dhe kemi thënë që duhet të kthehemi të jemi Interi, të bashkuar, sepse vetëm kështu mund të kthehemi në rrugën e duhur dhe të përballojmë këtë muaj vendimtar”, u shpreh gjermani që vazhdoi:

“Opinionet nga jashtë? Kritika dhe zëra ka gjithmonë, sepse po luajmë për Interin.

Kur fitojmë ka gëzim, ndryshe ka gjithmonë kritika sepse një klub i tillë ta imponon fitoren dhe sepse kemi gjithë forcën për ta bërë.

Rrëmujën ama e kemi bërë vetë dhe vetë ne duhet ta zgjidhim dhe të japim maksimumin. Kritikat na japin inatin e duhur për t’u përmirësuar, mbi të gjitha për tifozët tanë, të cilët meritojnë Interin që njohim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat