Portieri largohet nga Liverpool në verë

Futboll

Portieri largohet nga Liverpool në verë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 19:29
Tifozët

Portieri largohet nga Liverpool në verë!

Caoimhin Kelleher do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit.

Sipas raportimeve të medieve britanike, portieri irlandez, i cili ka kontratë me “The Reds” deri në vitin 2026, ka kërkuar largimin nga klubi, pasi do të kalojë në një skuadër ku do luajë si titullar dhe jo si rezervë.

Portieri 24-vjeçar u bashkua me ekipin e parë të Liverpool në 2019-ën, megjithatë edhe pas kaq vitesh vijon të luajë rolin e zëvendësuesit të Allison.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat