Premton Sadio Mane

Futboll

Premton Sadio Mane

Më: 5 prill 2023 Në ora: 19:54
Sadio Mane

Aventura e Sadio Mane me fanellën e Bayern Munich nuk po shkon sipas pritshmërive.

Ish-lojtari i Liverpool-it, pas një fillimi të mirë të sezonit, u largua nga fusha e lojës për shkak të një dëmtimi që e pengoi edhe pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit.

Të martën, dje, në fund të ndeshjes së kupës, të cilën Bayern e humbi ndaj Freiburgut, duke u eliminuar, sulmuesi u ndal për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Sulmuesi theksoi se së shpejti do të jetë në të njëjtin nivel siç ishte te Liverpool.

“Kur do ta shohim Manen e admiruar siç ishte te Liverpool? Së shpejti. shumë shpejt.

Të premtoj.”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat