Në sfidë që për durrsakët vlen shumë

Futboll

Në sfidë që për durrsakët vlen shumë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 11:54
Teuta

Lojtarët e Teutës kanë vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës me Laçin që do ta zhvillojnë në “Niko Dovana” të dielën në orën 18:00.

Kjo është një sfidë që për durrsakët vlen shumë, aq më tepër që luajnë me një ekip, i cili lufton për mbijetesë dhe fitorja është detyrim.

Blutë e drejtuar nga Edi Martini kanë zhvilluar një seancë stërvitore me intensitet të plotë në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”.

Atmosfera është e kënaqshme, dhe kundër kurbinasve synohen tri pikët me synimin për të larguar nga fundi i klasifikimit. Në prolog të stërvitjes, trajneri Martini u foli futbollistëve për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, duke u kujtuar se në këtë moment rëndësi kanë vetëm pikët.

Ai insistoi se Teuta ka një grup kompetitiv dhe me pak më tepër impenjim mund të arrihen gjëra të mëdha në këtë fushatë. Atmosfera në skuadër është e lartë, ndërsa i gjithë grupi do të jetë në dispozicion të stafit teknik, ku dyshimi i vetëm mbeten Goxha dhe Karabeci, të cilët janë të dëmtuar dhe vijojnë me fazën e riaftësimit.

Karabeci pritet të bashkohet me grupin nesër ku do të shihet a është gati për ndeshje.

Me një seancë të zhvilluar pasdite ka vijuar edhe java anti-Laçi, vështirësia është e madhe, e sidomos kur dihet që përballë kanë një kundërshtar që vjen pas një ecurie jo të mirë. Megjithatë, të besuarit e Martinit besojnë se do t’ia dalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat