Sulmuesi argjentinas mesazh PSG dhe Gallatasaraj

Futboll

Sulmuesi argjentinas mesazh PSG dhe Gallatasaraj

Më: 6 prill 2023 Në ora: 12:30
Mauro Icardi

Duket se e ardhmja e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi do të jetë sërish në Turqi.

Sulmuesi 30-vjeçar, në pronësi të PSG, luan në formë huazimi me skuadrën e Gallatasaraj.

Këtë sezon, ai ka realizuar 9 gola në 15 ndeshje të Superligës turke.

Edhe pse është përfolur për një rikthim të tij në Paris, duket se vetë lojtari ka dëshirë të luajë në Turqi. Ndërkohë që, edhe vetë skuadra turke dëshiron ta mbajë sulmuesin, duke u shprehur e gatshme të paguajë për kartonin e lojtarit.

“Mezi pres të arrihet marrëveshja dhe të vazhdoj të luaj në Turqi. Dua të qëndroj këtu”, tha Mauro Icari për “TNT Sports”.

Pra, duket se telenovela e aventurës së Icardi me skuadrën e Gallatasaraj do të vazhdojë përtej 30 qershorit, kur skadon huazimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat