Spalletti “tremb” tifozët e Milanit

Futboll

Spalletti “tremb” tifozët e Milanit

Më: 6 prill 2023 Në ora: 13:31
Spalletti

Në prag të ndeshjes së Serie A që Napoli kryesues do të luajë të premten në fushën e Lecce, trajneri Luciano Spalletti ka folur për gjendjen e sulmuesit Victor Osimhen.

Ai nuk u aktivizua të dielën e kaluar në humbjen e thellë 0-4 që Napoli pësoi në shtëpi nga Milani.

Dy ekipet do të përballen sërish në Champions League ditën e martë dhe në këtë ndeshje trajneri i Napolit pret të ketë sulmuesin nigerian në fushë.

"Të premten, në ndeshjen ndaj Lecce, nuk ka asnjë shans që Victor të jetë në fushën e lojës.

Nuk është ende gati dhe nuk do të rrezikojmë”, sqaroi Spalleti.

“Me programacionin që kemi bërë me të pas dëmtimit e presim që të jetë në fushë javën e ardhshme.

Ka shumë gjasa që ta shohim në fushë në Champions League, ndaj Milanit.

Të shohim se si do të shkojnë gjërat këto ditë dhe më pas do të vendosim. Nuk nxitohemi”, u shpreh Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat