Cila do të jetë e ardhmja e Llorentes?

Futboll

Cila do të jetë e ardhmja e Llorentes?

Më: 7 prill 2023 Në ora: 09:00
Diego Llorente

Mbrojtësi i Leeds, Diego Llorente është afër marrëveshjes së përhershme me AS Romën.

Llorente iu bashkua ‘romakëve’ në janar në formë huazimi dhe pas një fillimi të ngadaltë, tani Llorente është duke shfaqur formë mbresëlënës për ‘Giallorossi’.

Reprezentuesi spanjoll mori lëvdata nga trajneri Jose Mourinho pas fitores ndaj Sampdorias dhe tani Roma synon ta mbajë gjatë lojtarin në kryeqytetin e Italisë.

Sipas medieve italiane, çdo marrëveshje do të varet nga Leeds që e ka kartonin e plotë të lojtarit.

Llorente pas fitores së Romës kundër Sampdorias, u pyet rreth së ardhmes së tij.

“Kur Mourinho më telefonoi, ishte e lehtë të thuash po. Do të shohim në fund të sezonit”, tha Llorente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat