Mount i mbyll derën Bayernit: Ndihem rehat në Londër

Futboll

Mount i mbyll derën Bayernit: Ndihem rehat në Londër

Më: 7 prill 2023 Në ora: 09:01
Mason Mount

Ardhja e Thomas Tuchel në Bayern Munich ka ndezur një sërë thashethemesh që qarkullojnë rreth transferimeve të kësaj verë.

Mesfushori i Chelseas Mason Mount, është një nga më të përfolurit për transferimin tek gjiganti gjerman.

Mount ka mohuar transferimin tek kampionët në fuqi të Gjermanisë.

“Ne kishim kontakte përpara se të transferohesha te Chelsea. Por jo më pas”, ka thënë Mount.

"Unë kam edhe dy vjet kontratë këtu. Nuk më duhet të lëviz çdo 2-3 vjet. E dashura ime dhe unë ndihemi shumë rehat në Londër. Më pëlqen klubi, njerëzit dhe tifozët”, ka theksuar Mount.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat