Dëmtohet Odise Roshi

Futboll

Dëmtohet Odise Roshi

Më: 7 prill 2023 Në ora: 13:37
Odise Roshi

Një lajm i keq për futbollistin e Kombëtares shqiptare, Odise Roshi.

Mesfushori është dëmtuar në ndeshjen e fundit të Sakarjasporit, duke lënë fushën e lojës në minutën e 37-të kundër Altait.

Ndërkohë, dje ka dalë edhe përgjigjja e vizitave mjekësore që fieraku ka bërë.

Ai ka pësuar një dëmtim në ije dhe për këtë duhet të qëndrojë rreth tri javë jashtë fushave.

Anësori 31-vjeçar ka luajtur në 20 ndeshje deri tani në këtë sezon, duke shënuar 1 gol dhe dhënë 5 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat