Ndahet nga jeta një prej figurave më të spikatura të sportit të Peshkopisë!

Futboll

Ndahet nga jeta një prej figurave më të spikatura të sportit të Peshkopisë!

Më: 7 prill 2023 Në ora: 15:12
Rasim Shira

Ndahet nga jeta një prej figurave më të spikatura të sportit të Peshkopisë!

Klubi i Korabit ka njoftuar sot se është ndarë nga jeta një prej figurave më të spikatura të sportit të Peshkopisë. 

Bëhet fjalë për Rasim Shirën, i cili ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.

Shira ka qenë i spikatur në mundje ku ka qenë dhe kampion.

Gjithashtu ai ka pasur titullin e lartë “Mjeshtër Sporti” dhe dikur ka qenë President i Klubit Sportiv Korabi.

Përmes një postimi në rrjete sociale klubi shpreh ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e të ndjerit Rasim Shira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat