Burnley siguron rikthimin në Premier League

Futboll

Burnley siguron rikthimin në Premier League

Më: 7 prill 2023 Në ora: 23:29
Burnley

Pas një “aventure” spektakolare me belgët e Anderlecht, ish-mbrojtësi Vincent Kompany tashmë tekniku i Burnley ka arritur një tjetër objektiv në karrierën e tij menaxheriale, teksa mbrëmjen e sotme “the Clarets” kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e ngushtë 1 me 2, duke siguruar kështu rikthimin në Premier League.

Djemtë e Kompany e morën avantazhin që në fillim, teksa gjetën rrugën e rrjetës me anë të “veteranit”, 33-vjeçar, Ashley Barnes, që në minutën e 12’-të.

Vendasit e Middlesbrough do të kundërpërgjigjeshin në minutën e 48’-të me anglezin Chuba Akpom, që dënon miqtë me anë të një 11-metërshi, mirëpo nuk mbaroi me kaq, ku 18 minuta më vonë, Connor Roberts çon topin në rrjetë duke gëzuar pa masë skuadrën e tij.

Burnley arriti në kuotën e 87 pikëve pas 39 ndeshjeve dhe ka arritur të sigurojë ngjitjen automatike në elitën e futbollit anglez 6 javë para mbylljes, teksa është shkëputur plot 19 pikë nga vendi i 3-të.

Ndërkaq, Middlesbrough mbetet në garën “e ethshme” për një vend në fazën “play-off” të ngjitjes në Premier League, ku pas 40 javësh kampionat ka arritur të sigurojë plot 67 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat