Arteta tregon arsyet pse Xhaka është në super formë

Futboll

Arteta tregon arsyet pse Xhaka është në super formë

Më: 8 prill 2023 Në ora: 12:32
Arteta e Xhaka

I pyetur për paraqitjet e pabesueshme të Granit Xhakës para portës këtë sezon, Mikel Arteta u tha gazetarëve se shkaktar është mentaliteti.

“Mentaliteti. Të ndihet i aftë për ta bërë këtë, të kuptojë se ku duhet të pozicionohet në momentet e duhura.

Ai është i gatshëm të përmirësojë dhe të mbështesë ekipin në fushat që ne menduam se ishte e nevojshme që skuadra të bënte një hap tjetër përpara në mënyrën tonë të lojës”.

Pavarësisht se luan në një rol të thellë në mesfushë, Xhaka ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar pesë herë në të gjitha garat këtë sezon.

Xhaka shënoi vetëm një herë për Arsenalin në 2021/22.

Xhaka do të ketë një tjetër shans për të përmirësuar aftësitë e tij kur Arsenali të udhëtojë në Anfield për t’u përballur me Liverpool të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat