Skënderbeu mbron kreun përballë Flamurtarit

Futboll

Skënderbeu mbron kreun përballë Flamurtarit

Më: 8 prill 2023 Në ora: 18:15
Skënderbeu

Supersfida e Kategorisë së Parë, dueli mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, është mbyllur në një barazim pa gola në Vlorë.

Në një ndeshje të luftuar mes dy skuadrave, ka dominuar më shumë frika për të mos pësuar me ekipet që kanë rrezikuar rrallëherë portën kundërshtare.

Rastet në të dy portat kanë qenë me pikatore në një neshje të luftuar dhe të tensionuar, me ndalesa të shumta për shkak të faulleve që zbehen pak spektaklin që pritej në fushë mes dy skuadrave që pretendojnë të jenë pjesë e elitës në edicionin e ardhshëm.

Në fund, barazimi pa gola më shumë i buzëqeshi Skënderbeut i cili mbron përkohësisht vendin e parë me 42 pikë, duke lënë 3 pikë pas vlonjatët që mbeten në vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat