Drama mes Tottenhamit e Brightonit, Newcastle me hapa të sigurt drejt Ligës së Kampionëve

Futboll

Drama mes Tottenhamit e Brightonit, Newcastle me hapa të sigurt drejt Ligës së Kampionëve

Më: 8 prill 2023 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Kanë përfunduar të gjashtë ndeshjet që ishin duke u zhvilluar në Premier Ligën angleze, ku kemi befasi dhe rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, Wolverhampton e ka mposhtur Chelsean me rezultat minimal 1:0.

Ndërkaq, fitore sot regjistruan edhe skuadrat si Newcastle, Tottenham e Bournemouth.

Newcastle e mposhti Brentfordin 2:1, kështu duke vazhduar me hapa të sigurt drejt kualifikimit për në Ligën e Kampionëve, pasi tani e zë vendin e tretë në tabelë.

Bournemouthi regjistroi fitore tejet të rëndësishme 1:0 kundër Leicesterit, kështu duke thelluar më shumë krizën e “Dhelprave”. Leicesteri tani gjenden në zonën e rrezikut në tabelë, respektivisht në vendin e 19-të.

Ndërkaq, ndeshja mes Tottenhamit dhe Brightonit prodhoi spektakël, pasi që trajnerët e të dy skuadrave u ndëshkuan me të kuq, ndërsa në fund fitorja i takoi skuadrës së Tottenhamit.

Tottenhami e fitoi ndeshjen me rezultat të ngushtë 2:1, kështu duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Rezultatet finale të ndeshjeve të sotme në Premier Ligë i gjeni më poshtë.

Manchester United 2:0 Everton

Aston Villa 2:0 Nottingham

Brentford 1:2 Newcastle United

Fulham 0:1 West Ham

Leicester 0:1 Bournemouth

Tottenham 2:1 Brighton

Wolverhampton 1:0 Chelsea

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat