Besa në festë, Zani Nazifi me eurogol vendosi epilogun kundër Vardarit të Shkupit 

Futboll

Besa në festë, Zani Nazifi me eurogol vendosi epilogun kundër Vardarit të Shkupit 

Nga Më 8 prill 2023 Në ora: 20:33
Zani Nazifi

Katër fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe fitore të ekipeve me mysafire me gjithësejt 20 gola të shënuar është epilogu ndeshjeve të xhiros së 23 në ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut.

Besa e Dobërdollit sot në kuadër të javës së 23-të, me një paraqitje të shkëlqyeshme dhe me përkrahjen e afro dy mijë tifozëve mundi 10 herë kampionin e Maqedonisë së Veriut, ekipin e Vardarit me rezultat 2:1.

Autor të golave për kë sukses historik të ekipit Besa ishin Imran Fetai dhe Zani Nazifi, ndërsa golin e nderit pë Vardarin e shënoi Mario Desniq. Miqtë kaluan në epërsi  që në minutën e dytë.

Por vendasit barazuan në minutat e fundit të pjesës së pare, ndërsa epilogun e ndeshjes e vendosi Eurogolii Zani Nazifit i cili nga distance mbi 20 metra e detyroi të kapitullon Filip Gaçevski.

Pas përfundimit të ndeshjes  ekipi  së bashku me kryesin dhe publikun e festuan kë fitore  të madhe, ndërsa pronari i klubit Zijadin Tahiri, tej mase i emocionuar deklaroi “Është kjo fitorja më e ëmbël në historinë e klubit të futbollit Besa.

Urime lojtarëve dhe faleminderit publikut për përkrahjen e madhe”.

Fitores së Besës kundër Vardarit  padyshim se më tepër  I  gëzohet  Voska  Sport e cila pas fitores kundër Bellasicës 4:0 është ngjitë në pozitën e parë tani me 56 pikë.

Fitore të thellë në këtë xhiro ka shënuar edhe Gostivari në përballjen me Teteksin 5:0. Arsimi i Çegranit ka shënuar fitore 3:0 në cilësinë e mysafirit kundër Llokomotivës .

Slloga ka befasuar Pelisterin duke luajtur me barazim 1:1, Detonit Pllaçkovica ka shënuar fitore 2:1 kundër Borecit në Veles.

Rezultatet e javës së 23-të: 
Besa – Vardari 2:1 
Boreci – Detonit Pllaçkovica 1:2
Slloga – Pelisteri 1:1  
Kamenica Sasa–Kozhufi 1:1
Karaormani – Ohri 1:0
 Gostivari – Teteksi 5:0 
Fortuna&Pehçeva – Arsimi 0:3
Voska Sport – Bellasica 4:0

Tabela: Voska Sport 56 pikë, Vardari 55, Gostivari 54, Pelisteri 47, Detonit Pllaçkovica 40, Besa 36, Ohri 33, Bellasica 32, Arsimi 33, Karaormani 30, Kozhufi 27, Llokomotiva 20, Kamenica Sasa 18, Teteksi 15, Slloga Vinicë 13, Boreci 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat