Vrioni feston në MLS

Futboll

Vrioni feston në MLS

Më: 9 prill 2023 Në ora: 11:15
Vrioni

Giacomo Vrioni ka shënuar golin e parë sezonal në MLS. Sulmuesi shqiptar e nisi nga stoli takimin New England Revolution-Montreal (4-0).

24-vjeçari u fut në fushë në minutën e 62’ dhe katër minuta përpara fundit realizoi një gol shumë të bukur, duke vulosur suksesin me “poker”.

Vrioni fitoi një duel ajror, u nis nga mesfusha, marshoi drejt portës kundërshtare dhe tundi rrjetën me një goditje të fortë dhe të saktë.

New England Revolution renditet aktualisht në vendin e dytë, me një pikë më pak se kryesuesit e Cincinnatit.

Sulmuesi ka nisur sezonin e dytë me skuadrën amerikane. Vrioni debutoi me kombëtaren kuqezi në tetorin e vitit 2018. Deri tani numëron 6 ndeshje me Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat