Mourinho provokon Juventusin

Futboll

Mourinho provokon Juventusin

Më: 9 prill 2023 Në ora: 11:49
Jose Mourinho

Roma nën drejtimin e Jose Mourinhos po merr disa rezultate të mira së fundmi.

Pas fitores 1:0 ndaj Torinos, ekipi kryeqytetas doli në vendin e tretë dhe është në rrugë të mbarë për t’u kualifikuar në Champions League.

Pas ndeshjes dhe fitores, Jose Mourinho pati një deklaratë të bujshme. Portugezi nuk është edhe aq i sigurt se ekipi i tij është i treti në tabelë.

“Ne jemi të tretët në tabelë?

Jeni i sigurt që Juventus nuk ka 59 pikë?

Ne jemi në Itali në fund të fundit,” tha Jose Mourinho dhe provokoi për Juventusin, duke aluduar se mund t’i rikthehen sërish 15 pikët e zbritura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat