Kush është klubi i parë që i kalon një milion?

Futboll

Kush është klubi i parë që i kalon një milion?

Më: 9 prill 2023 Në ora: 12:31
Tifozët e Manchester Utd

Manchester Utd ka vendosur një rekord këtë sezon, por në tribuna dhe jo në fushë.

Sipas “Sporting News Football Club”, “djajtë e kuq” janë bërë klubi i parë i Premier Ligës që ka arritur 1 milion shikues në shkallët e “Old Trafford” në sezonin 2022- 2023.

Gjigantët e Manchesterit kanë regjistruar një mesatare prej 73.913 spektatorësh për ndeshje këtë sezon.

Kjo është një shifër fantastike, duke pasur parasysh se “Teatri i Ëndrrave” ka një kapacitet prej 74.310 vendesh.

Manchester ka regjistruar një total prej 1.034.784 spektatorësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat