Latifi pas golit të parë të sezonit

Futboll

Latifi pas golit të parë të sezonit

Më: 9 prill 2023 Në ora: 21:03
Latifi

Liridon Latifi është kthyer përsëri te goli, duke shënuar të parin në një sezon që e ka nisur në mënyrë shumë të keqe për shkak të një dëmtimi që e la për shumë kohë jashtë fushës.

Sulmuesi i Vllaznisë shënoi në suksesin 3-1 ndaj Erzenit, por njëkohësisht premtoi gola të tjerë në vijimin e sezonit për kuqeblutë.

“Ka qenë sezon shumë i vështirë për mua se që në fillim kisha frakturë në këmbë.

Kjo më ka lënë 4 muaj jashtë fushës. Pastaj kur u ktheva kisha edhe unë problemet e mia që kaluan shyqyr Zotit. Tani jam shumë mirë dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm.

Ndjehem mirë fizikisht të them të drejtën, e tregova edhe sot se isha i freskët dhe shpresoj që të vazhdoj kështu se po bëjmë stërvitje të mira dhe me temp të lartë e po na ndihmon në fushë. Shpresoj të ndihmoj ekipin se për këtë jam këtu, shpresoj që t’ia arrij qëllimit unë dhe klubi.

Po ndjehem mirë fizikisht dhe kur ndjehem mirë fizikisht, normalisht kam oksigjen të kthehem mbrapa e ndihmoj ekipin. Po të jem edhe më i freskët për pasime më të mira, se nëse je i lodhur normalshr nuk të punon edhe truri.

Gol kaq i rëndësishëm nuk do të kisha thënë, është i rëndësishëm normalisht. Është për të gjithë familjen time dhe tifozëve shkodranë dhe u them të mos mërziten shpejt se mërziten shpejt. Shpresoj të mbushin stadiumin siç dinë ata dhe kaq.

Për këtë sezon ka qenë goli i parë. Normalisht ishte i rëndësishëm por ka gola që do të jenë edhe më të rëndësishëm se ky.

Janë afruar edhe lojtarë të tjerë si Balaj që nuk ka bërë ende gol përveç penalltisë. Për momentin mendoj se edhe ai duhet të çlirohet nga kjo gjë që të shënojë sa më shpejt se është shumë e rëndësishme për ne, për skuadrën”, tha Latifi për “Oversport” pas sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat