Alves u harrua nga të dashurit e tij

Futboll

Alves u harrua nga të dashurit e tij

Më: 9 prill 2023 Në ora: 21:29
Alves

Futbollisti brazilian Dani Alves ndodhet në burg që prej 20 janarit pasi u akuzua për përdhunimin e një gruaje të re në një klub nate në Barcelonë.

Me kalimin e kohës, duket se njerëzit po heqin dorë gjithnjë e më shumë prej tij.

Pas 75 ditësh pas hekurave, Alves ka pasur shumë pak vizita nga miqtë dhe të afërmit dhe disa prej tyre kanë vendosur të mos vijnë fare për ta vizituar, gjë që sigurisht duket e dhimbshme për brazilianin.

I vetmi që viziton rregullisht mikun e tij është Bruno, i cili ishte me të natën e përdhunimit të dyshuar.

Përveç kësaj, ai ka shoqëruar edhe ish-bashkëshorten e tij Joanna Sanz në të dyja vizitat e saj në Danimarkë.

Ndërkohë ajo e la atë dhe e bëri të ditur në profilin e saj në Instagram.

Alves përballet me një dënim me 12 vjet burg dhe procesi gjyqësor me shumë gjasa do të përfundojë në muajt e ardhshëm.

Kërkesa e tij për lirim me kusht u refuzua sepse ai ishte shumë i pasur dhe mund të ikte në Brazil gjatë asaj kohe, i cili nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Spanjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat