Rikthehet dhuna në futbollin e Kosovës, futbollisti e grushtoi gjyqtarin dhe u arrestua nga Policia

Futboll

Rikthehet dhuna në futbollin e Kosovës, futbollisti e grushtoi gjyqtarin dhe u arrestua nga Policia

Më: 10 prill 2023 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Dhuna në futbollin e Kosovës është rikthyer në fundjavë që shkoi.

Më saktësisht, skena të turpshme u panë pas ndeshjes mes Deçanit dhe Dukagjinit.

Deçanasit e fituan lojën me rezultat 5:2, por pas përfundimit të saj ndodhi një incident.

Një futbollist i skuadrës gjakovare e sulmoi fizikisht gjyqtarin pas përfundimit të lojës.

Në fakt, futbollisti në fjalë doli nga banka rezervë duke u futur në fushë për ta goditur referin, i cili më pas mori edhe tretman mjekësor.

Futbollisti u arrestua, siç e konfirmon edhe Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Deçan 09.04.2023 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin policor.

Pas tensionimit të situatës, e cila ka mundur edhe të eskalonte në stadiumin “Ruzhdi Ramosaj” në Deçan, intervenoi policia, e cila me këtë rast e arrestoi futbollistin, kurse gjyqtari përfundoi në spital.

Pra, futbollisti gjakovar është liruar, ndërsa e ngarkon vepra penale “Lëndim i lehtë trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat