Sulmuesi i Interit beson të suksesi

Futboll

Sulmuesi i Interit beson të suksesi

Më: 11 prill 2023 Në ora: 11:44
Edin Xheko

Edin Xheko nuk është i ngopur me trofe dhe synon të shtojë të tjerë në palmaresin e tij.

Këtë e ka treguar vetë sulmuesi boshnjak në intervistën e lëshuar për “TVN1 Sarajavë”, ku ka prekur një sërë pikash, nga përballja e dyfishtë me Juventusin në Kupë, te Benfika, rinovimi e kombëtarja.

Këtë sezon kemi fituar tashmë Superkupën e Italisë, por qëllimi çdo sezon është të fitoj trofe.

Këtu në Milano kam fituar tashmë tre trofe dhe e di se sa e rëndësishme është për një klub si Interi të jetë në luftë për titullin.

Kundër Juves, në gjysmëfinalen e radhës së Kupës së Italisë, ne duhet të luajmë më mirë se në ndeshjen e parë për të arritur në finale.

Të martën ndodhën disa gjëra që nuk duhet të kenë vend në fushat e futbollit.

Tashmë është thënë dhe shkruar shumë. Tifozët tanë na kanë përkrahur gjatë gjithë ndeshjes dhe shkova pranë tribunës për t’i falënderuar dhe ndjeva se dhurimi i fanellës ishte më e pakta që mund të bëja.

Kam pasur një marrëdhënie të mirë me ta që nga dita e parë që kam mbërritur tek Interi, u jam shumë mirënjohës për këtë”.

“Çdo gjë do të bëhet e ditur së shpejti. Ka njerëz që po merren me rinovimin, unë jam i përqendruar ekskluzivisht në fushë”.

“Nëse mundim Benfikën, do të luajmë në gjysmëfinale të Champions League dhe do të bëjmë maksimumin për këtë. Jam i lumtur që mund të kem një tjetër gjysmëfinale në karrierë, pasi jam krenar për gjithçka që kam bërë. Sigurisht që mund të kishte shkuar edhe më mirë, por ajo që mendoj shpesh është se jam i lumtur për udhëtimin që kam përshkuar”.

“Futbolli nuk varet kurrë nga një lojtar i vetëm, është një sport ekipi, vetëm bashkimi mund të na çojë në Kampionatin Europian. Me skuadër nënkuptoj të gjithë njerëzit e kombëtares, nga lojtarët e deri te përzgjedhësit. Është e qartë se dëshira e të gjithëve ne është të luajmë në një kompeticion tjetër të madh.

Kjo është ndoshta e vetmja gjë që më mungon, ajo ndjenjë e të luajturit në ndeshje të mëdha për kombëtaren.

Dua të luaj në një tjetër kompeticion të madh përveç Botërorit dhe do të bëj maksimumin për ta arritur këtë, mbi të gjitha duke ditur sa shumë e duam të gjithë këtë Europian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat