Schmidt: Jemi gati

Futboll

Schmidt: Jemi gati

Më: 11 prill 2023 Në ora: 12:39
Roger Schmidt

Benfica e ka lënë shpejt pas humbjen e saj në Primeira Liga ndaj Portos të premten dhe është plotësisht e fokusuar në ndeshjen e së martës në Champions League kundër Interit, ka thënë trajneri Roger Schmidt.

Benfica është mposhtur nga Porto me rezultat 2-1 dhe kjo ishte vetëm ndeshja e saj të dytë e humbur në ligë, por ende kryeson tabelën dhe mban një avantazh prej shtatë pikësh ndaj rivalëve të saj. 

"Është pjesë e futbollit që ndonjëherë humbet ndeshjet.

Ditët e fundit ishim plotësisht të fokusuar në ndeshjen kundër Interit”, ka thënë trajneri i klubit portugez. "Ne duhet të jemi gati për një ekip me cilësi individuale dhe na duhet një performancë e lartë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat