Marcelo shënon në derbi pas 16 vitesh

Futboll

Marcelo shënon në derbi pas 16 vitesh

Më: 11 prill 2023 Në ora: 13:02
Fluminense

Rikthim i mrekullueshëm për Marcelo-n te Fluminense, me të cilën fitoi kampionatin e Rio de Janeiro, Carioca.

Mbrojtësi luajti në derbin ndaj Flamengo-s pas plot 16 vitesh, që ishte edhe finalja e madhe, ndërsa la gjurmë duke qenë një prej protagonistëve të fitores 4-1 të Fluminense-s.

Ishte pikërisht Marcelo ai që hapi serinë e golave për vendasit, duke “ftuar” më pas shokët e skuadrës të shënonin edhe tre herë të tjera.

Kështu Fluminense dhe Marcelo përmbysin rezultatin e parë, 2-0, të Flamengos dhe festuan trofeun e Carioca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat