Juventus përgatitet për ndeshjen e Europa League

Futboll

Juventus përgatitet për ndeshjen e Europa League

Më: 11 prill 2023 Në ora: 13:41
Juventusi

Juventus përgatitet për ndeshjen e Europa League ndaj Sporting CP.

Një sfidë delikate për bardhezinjtë, pasi mjaft nga titullarët janë të dmtuar apo jo në formën optimale.

Skuadra ka zhvilluar sot një tjetër seancë stërvitore dhe mediat italiane zbulojnë gjendjen e futbollistëve.

Trajneri Allegri shpreson të rikuperojë sulmuesin Dushan Vlahoviq, ndërkohë që një vend në listën e të grumbulluarve shpreson të ketë mesfushori francerzi Paul Pogba. Ai është stërvitur gjatë gjithë javës me skuadrën dhe mund të jetë në stol në fillimin e ndeshjes dhe të aktivizohet më vonë.

Një tjetër futbollist që shpreson të luajë disa minuta është mbrojtësi Leonardo Bonucci, që rikthehet nga dëmtimi.

Stëvitje të veçantë nga skuadra ka kryer argjentinasi Andel Di Maria. Mesfushori shpreson të rikuperojë për të enjten, ndërkohë që pas stërvitjen ka biseduar gjatë me trajnerin Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat