Rudiger: Jashtë saj kthehem në palaço

Futboll

Rudiger: Jashtë saj kthehem në palaço

Më: 11 prill 2023 Në ora: 16:33
Rudiger

Një intervistë shumë intime për El Mundo nga ana e mbrojtësit Antonio Rudiger, tani te Real Madrid, por edhe me një të kaluar në Itali. Qendërmbrojtësi është rrëfyer në 360 gradë duke folur për jetën e tij private dhe atë profesionale.

Bien në sy disa deklarata në lidhje me karakterin e tij dhe sesi e kanë ndryshuar koha dhe karriera: “Mamaja ime më ka përshkruar si një luftëtar kur kam qenë fëmijë.

“Ka thënë se nëse nuk do të kisha marrë atë që doja, do të kisha vazhduar të luftoja.

Mund ta përplas kokën në mur 10 herë, por do të vazhdoj të provoj ta arrij objektivin tim.

Jam një luftëtar shumë kokëfortë”.

Gjërat ndryshojnë kur, nga fusha dhe nga objektivat profesionalë, kalohet te familja.

Rudiger ka rrëfyer se nuk ka pasur një fëmijëri të pasur, por të lumtur falë lidhje së ngushtë të të afërmve të tij dhe është edhe për këtë që gjthçka ndryshon kur ai zhvishet nga rrobat e futbollistit.

“Tani gjërat kanë ndryshuar pak. Në fushë jam një luftëtar, por jashtë saj kthehem në një palaço për fëmijët e mi. Jeta ndryshon shumë kur ke fëmijë. Jam një baba dhe nuk mund të jem një luftëtar për gjithë jetën. Kështu që mund të thuhet se jam një kloun për fëmijët e mi, po”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat