Capello çudit

Futboll

Capello çudit

Më: 11 prill 2023 Në ora: 23:33
Fabio Capello

Fabio Capello, trajneri  i njohur italian, ka vlerësuar fitoren e rëndësishme të Interit në Ligën e Kampioneve në transfertë ndaj Benfikës si një hap i rëndësishëm në një ndeshje të interpretuar mirë nga zikaltrit.

Interi ishte perfekt, ka luajtur mirë, skuadër e organizuar. Unë do të futesha në dhomat e zhveshjeve për t’i bërë komplimente lojtarëve. Por pastaj do të inatosesha shumë dhe do të thosha:

“Përse nuk luani gjithmonë kështu? Brozoviç, Lukaku, Gosens, kemi dhuruar pikë pas pike”.

Interi ishte një nga favoritet në kampionat, nuk është e mundur që të jetë kaq larg Napolit.

Sot Benfika luajti nën ritmin e saj të zakonshëm, nuk është ajo që kemi vlerësuar për 8 muaj me radhë.

Por duhet t’i japim meritat Interit që ka bërë gjithçka sa më mirë dhe kishte shumë raste.

Kemi kryqëzuar Inzagin dhe skuadrën, sot gjërat ishin ndryshe”, tha Capello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat